Lina Nesimi nga Gostivari, e dyta në garat republikane për Shkencat Natyrore

nga D. V.

Shkup, 19 maj – Lina Nesimi, nxënëse e Shkollës Fillore “Ismail Qemali” në Gostivar, është renditur e dyta në garat republikane për Shkencat Natyrore.

Lina ka qenë pjesëmarrësja e vetme shqiptare që ka arritur të klasifikohet ndër më të mirat në gjeneratën e klasëve të gjashta.

Mentorja e Lina Nesimit në këto gara ka qenë arsimtarja Izmire Aliji.

Menjëherë pas publikimit të rezultateve Lina ka marrë shumë urime, nëpër rrjetet sociale, për suksesin e arritur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More