Lipovica intervistohet nga Prokuroria Speciale për rastin e rezervave shtetërore: Rasti është ende nën hetime

nga D. V.

Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Irfan Lipovica, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ku është intervistuar në kuadër të hetimeve për rastin e rezervave shtetërore, raporton Ekonomia Online.

Lipovica, i cili është një nga tre të dyshuarit në këtë rast së bashku me afaristin Ridvan Muharremi dhe zyrtarin Hafiz Gara, deklaroi se hetimet janë ende në zhvillim.

“Sot jemi ftuar nga Prokuroria Speciale lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Për momentin ky rast është ende nën hetime. Më tepër s’kemi çka t’shtojmë”

Ai është një nga tre të dyshuarit në këtë çështje, së bashku me afaristin Ridvan Muharremi dhe zyrtarin tjetër të MTI-së, Hafiz Gara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More