Lista Srpska do të ankohet në Kushtetuese pas zgjedhjes së Rashiqit nënkryetar

nga L. M

Deputeti dhe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka njoftuar se kjo parti do të ankohet ndaj vendimit për zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si vendim që bie ndesh me Kushtetutën dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ai tha se Rashiqin nuk e ka zgjedhur populli serb, por se “ai është vetëm edhe një anëtar tjetër i Vetëvendosjes”. Sipas tij, “Rashiqin e kanë futur me forcë si deputet, e tani me të njëjtin mënyrë e kanë shpallur nënkryetar”, shkruan Danas, transmeton Gazeta Express.

Simiq citoi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ku thuhet se “fituesi i zgjedhjeve nga komuniteti serb ka të drejtën ekskluzive të propozojë kandidatin për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb”, e sipas tij, kjo e drejtë i takon Listës Serbe. Meqë Rashiq nuk është propozuar nga kjo parti, zgjedhja e tij për nënkryetar përbën shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, tha Simiq.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More