Liverpooli refuzon 55 milionë euro për shitjen e yllit të tyre

nga D. V.

Liverpooli ka refuzuar një ofertë prej 55 milionë eurosh nga Napoli për sulmuesin uruguaian, Darwin Nunez.

Kampionët e Italisë kanë shfaqur interes të madh për Nunezin, por oferta 50 milionë euro plus 5 milionë në formë bonusesh nuk i ka bindur drejtuesit e ‘The Reds’.

Liverpooli është i gatshëm të dëgjojë ofertat për Nunezin, pasi sulmuesi nuk ka bindur plotësisht nën drejtimin e trajnerit të ri, Arne Slot.

Megjithatë, klubi anglez kërkon një shumë më të lartë për të lënë të lirë 25-vjeçarin, i cili erdhi me shumë bujë nga Benfica.

Ky nuk është interesimi i parë për të, më herët Liverpooli kishte refuzuar edhe një ofertë prej 70 milionë funtesh nga klubi saudit Al-Hilal.

Napoli, në kërkim të një sulmuesi të ri pas lëvizjeve të brendshme në skuadër, do të duhet të rrisë ndjeshëm ofertën nëse dëshiron ta sjellë Nunezin në Serie A.

Përveç Nunezit, Napoli po shqyrton edhe alternativa të tjera si Lorenzo Lucca, për të përforcuar repartin ofensivë këtë verë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More