Lladrovci paralajmëron “beteja të reja”: Do të shkruhet edhe një histori në dhjetor

nga D. V.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një shkrim në Facebook, ka paralajmëruar “beteja të reja”.

Lladrovci, që në prag të raundit të parë të zgjedhjeve lokale u largua nga Partia Demokratike e Kosovës, fitoi në zgjedhjet komunale nën logon e Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin. Ai fitoi në garën me PDK-në që ka udhëhequr komunën që nga paslufta.

Tani në një shkrim në Facebook, kur Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja parlamentare e që pritet të mbahen në dhjetor, ai ka paralajmëruar “shkrimin edhe të një historie”.

“Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë…do të ketë beteja të reja, beteja të cilat do të kenë parime dhe vlera, për sot e për nesër. Do të shkruhet edhe një histori në Dhjetorin që po vije, edhe një fitore!” ka shkruar ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More