Lloga: Në Qafë Thanë zero policë shqiptarë në ndërrim

nga Redaksia

Shkup, 27 shtator – Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ashpër për mungesën e policëve shqiptarë në pikëkalimin kufitar të Qafës së Thanës.

Në një status publik, ai ka ftuar votuesit dhe funksionarët e VLEN-it që të shkojnë vetë dhe ta shohin situatën.

“Ftoj vLEN-istët votues a funksioner, xhentelmen ose jo, të afrohen në pikëkalimin kufitar të Qafës së Thanës dhe të shohin se, në ndërrimin aktual, nuk ka as edhe një polic shqiptar nga ana jonë. Skuquni pak, nxihuni pak, në krejt ndërrimet keni lënë vetëm 4-5 shqiptarë gjithsej. Turp. Ku e lam, e ku na katandisët!”, ka shkruar Lloga.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More