Lloga uron ditëne lirisë së shtypit: Sot nderojmë gazetarët që nuk heshtin, që hulumtojnë dhe flasin për të vërtetën, edhe kur ajo dhemb

nga Xh M

Shkup, 3 maj – Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij ka uruar ditën botërore të lirisë së shtypit duke shënuar se sot nderojmë gazetarët që nuk heshtin, që hulumtojnë dhe flasin për të vërtetën, edhe kur ajo dhemb.

“Sot nderojmë gazetarët që nuk heshtin, që hulumtojnë dhe flasin për të vërtetën, edhe kur ajo dhemb.
Por kjo ditë na gjen në një moment të zymtë: vendi ynë ka rënë edhe më poshtë në indeksin global të lirisë së shprehjes.Një sinjal alarmi që tregon se qeveria po dështon të mbrojë fjalën e lirë dhe po zgjedh kontrollin në vend të transparencës. Një shoqëri pa media të lirë është një shoqëri pa të ardhme.
Zëri i lirë nuk ndalet – ai forcohet.” shkruan Lloga.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More