Shkup, 19 shkurt – “Ekonomia e vendit është në rënie të lirë, qytetarët kanë gjithnjë e më pak para për shkak të rritjeve enorme të çmimeve dhe nevojiten veprime të përbashkëta urgjente. Në vend të zgjidhjeve gjysmake, kërkojmë që Qeveria dhe shumica parlamentare t’i pranojnë menjëherë propozimet e LSDM-së për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike dhe heqjen e TVSH-së në ushqime”.
Këtë e tha deputetja e LSDM-së Sanja Llukarevska, e cila theksoi se vendimi i fundit për të kufizuar marzhet është i vonuar, gjysmak dhe thelbësisht me të meta.
“Ngrirja e nivelit të çmimeve nga 1 shkurti është e gabuar, sepse të dhënat e Entit të Statistikave tregojnë se çmimet tashmë janë rritur në janar. Kjo do të thotë se janë produkte të ngrira me çmime më të shtrenjta”.
“Mbrojtja e standardit jetësor të qytetarëve është obligimi numër një i të gjithë deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, andaj kërkojmë nga të gjithë deputetët e të gjitha partive parlamentare që t’i mbështesin këto ndryshime ligjore. Qytetarët meritojnë mbështetje, dhe këto masa janë mënyra e duhur për uljen e çmimeve të ushqimeve dhe faturave të rrymës”, theksoi Lukarevska.