LSDM: MPB me Toshkovskin në krye është në kaos

nga Xh M

Shkup, 5 prill – LSDM-ja opozitare ka reaguar për rastin ku 2 zyrtar policorë kishin deklaruar rrejshëm për veturën e parkuar në një shteg biçikletash, vetëm që mos ta merrte “merimanga”. Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska thotë se Ministria e Punëve të Brendshme në krye me Pançe Toshkovskin është në kaos. Sipas saj, është fakt se 9 muajt e fundit, si në shirit filmi renditen skandal pas skandali me truproja të funksionarëve më të lartë shtetëror. LSDM kërkon përgjegjësi dhe siç thotë, përgjegjësia duhet të nisë nga ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.

“Me Pançe Toshkovskin në krye të MPB-së, ndodh kaosi nëpër rrugët e vendit kurse siguria e qytetarëve është e cënuar dhe nuk ka asnjë rend dhe rregull. Skandali në Dibar Maallo konfirmoi për të disatën herë mosfunksionimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por tregoi edhe sjelljen kaubojiste të truprojave të funksionarëve në pushtet. Dy policë, truproja të presidentit të shtetit, deklaruan rrejshëm se “Porsche” e parkuar gabimisht e Sërgjan Kerimit ishte zyrtare”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More