“Lukoil”-i rus do të shitet edhe në Maqedoninë e Veriut, pas sanksioneve

nga L. M

Kompania e njohur ruse e naftës “Lukoil” ka njoftuar se planifikon të shesë të gjitha asetet e saj ndërkombëtare, pas vendosjes së sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera ndaj saj dhe degëve të saj, përcjell INA.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të korporatës, theksohet se tashmë ka nisur shqyrtimi i ofertave nga blerës potencialë për blerjen e aseteve jashtë Rusisë.

Procesi i shitjes po zhvillohet në përputhje me licencën për ndërprerjen e veprimtarisë, të lëshuar nga Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) pranë Departamentit të Thesarit të SHBA-së.

Kujtojmë se javën e kaluar SHBA vendosi sanksione ndaj dy kompanive më të mëdha ruse të naftës, “Rosneft” dhe “Lukoil”, për shkak të luftës në Ukrainë.

Në Maqedoninë e Veriut, “Lukoil” është e pranishme me rreth 40 pika karburanti dhe qindra të punësuar, çka ngre shqetësime për ndikimin e mundshëm që mund të ketë ky vendim në tregun vendas të karburanteve dhe në punësim.(INA)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More