Lushtaku dhe Musliu nderojnë dëshmorët dhe martirët e familjeve Jakupi e Asllani

nga Xh M

Nënkryetarit i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe deputetja e betuar e PDK-së, Ganimete Musliu nderuan sot dëshmorët dhe martirët e familjeve Jakupi nga Baksi dhe Asllani nga Makërmali, në 26-vjetorin e rënies së tyre.E përmes një postimi në Facebook, Lushtaku thotë se lufta dhe sakrifica e martirëve dhe dëshmorëve në prag të çlirimit të Kosovës do të kujtohet e nderohet përgjithmonë.“Në 26 vjetorin e rënies, së bashku me deputeten Ganimete Musliu, nderuam dëshmorët dhe martirët e familjeve Jakupi nga Baksi dhe Asllani nga Makërmali. Lufta dhe sakrifica e tyre në prag të çlirimit të Kosovës do të kujtohet e nderohet përgjithmonë. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar nënkryetari i Skenderajt në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More