Man City arrin marrëveshje personale me objektivin e Real Madridit

nga D V

Manchester City thuhet se ka arritur marrëveshje personale me 18-vjeçarin brazilian të Palmeiras, Vitor Reis.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, City po ecën përpara me ndjekjen e qendërmbrojtësit të talentuar brazilian, Vitor Reis, i cili luan për Palmeiras.

Romano shton se klubi anglez ka arritur tashmë marrëveshje personale me lojtarin dhe tanimë ka mbetur vetëm edhe marrëveshja mes klubeve.

Pavarësisht konkurrencës nga klube të tjera si Real Madrid dhe Brighton, adoleshenti mbetet një objektiv kryesor për Cityn, i cili po punon shumë për të siguruar nënshkrimin e tij.

Pasi kanë parë oferta të tjera të refuzuara, kampionët e Ligës Premier janë të bindur se oferta e tyre do të jetë e mjaftueshme për të marrë Reis në ditët në vijim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More