Man Utd përmirëson ofertën për Dorgun, danezi do të zyrtarizohet brenda 48 orëve të ardhshme

nga D V

Manchester United po përparon në negociatat e tyre për transferimin e anësorit danez Patrick Dorgu.

Gjiganti anglez kishte provuar ditë më parë me një ofertë prej 27 milionë eurove, por që ajo është hedhur poshtë nga Lecce.

Fabrizio Romano ka konfirmuar se dy klubet janë në bisedime të avancuara për të gjetur një marrëveshje për transferimin e lojtarit.

Oferta e re e United është rreth 37 milionë euro përfshirë bonuset, ofertë që duket se do ta bind Leccen për ta pranuar atë.

20-vjeçari që luan në dy krahët ka shkëlqyer me fanellën e Lecces duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar një asistim në Serie A.

Dorgu ka dhënë miratimin e tij për tu transferuar në Old Traford, derisa marrëveshja pritet të mbyllet në 48 orët e ardhshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More