Manastir: Kallëzim penal për tregtim të palejuar të mjeteve piroteknike

nga D. V.

SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër D.B. (36) nga Manastiri, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Përpunimi, mbajtja dhe tregtimi i palejuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”.

Sipas raportit zyrtar, më 07 dhjetor 2024, në hyrje të Tregut të Qytetit në Manastir, nëpunësit policorë kanë kapur të denoncuarin duke shitur mjete piroteknike, të cilat iu konfiskuan.

Policia njofton se po kryhen masa shtesë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More