Pala kineze nuk komenton për mosmarrëveshjet mes ShBA-së dhe BE-së, por kundërshton përfshirjen e Kinës në to, u shpreh në një konferencë të rregullt shtypi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning, duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me luftën tregtare mes ShBA-së dhe BE-së.
“Kina ka theksuar shumë herë se në luftën tarifore dhe luftën tregtare nuk ka fitues. Pala kineze nuk komenton për mosmarrëveshet mes ShBA-së dhe BE-së, por kundërshton përfshirjen e Kinës në to. ShBA-ja dhe BE-ja janë ekonomi të rëndësishme botërore dhe kanë përgjegjësi të mbrojnë sistemin e tregtisë shumëpalëshe me Organizatën Botërore të Tregtisë në thelb e jo t’i zhvendosin te të tjerët kontradiktat mes tyre.