Maqedonia me numrin më të madh të sportistëve në FOER Shkup 2025

nga D. V.

Shkup, 18 korrik – Komiteti Olimpik i Maqedonisë, prezantoi delegacionin e rinisë olimpike që do ta përfaqësojë Maqedoninë në Festivalin Olimpik Evropian për Rininë– FOER Shkup 2025. Këtë vit, vendi do të marrë pjesë me një numër rekord prej 203 pjesëmarrës, përfshirë 181 sportistë, të shoqëruar nga trajnerë, persona zyrtarë dhe mjekë.

Festivali që do të mbahet nga data 20 deri më 26 korrik në Shkup, do të bashkojë mbi 6000 pjesëmarrës, duke përfshirë 4300 sportistë dhe trajnerë, 700 gjyqtarë dhe persona zyrtarë, si dhe një numër të madh vullnetarësh, me delegacione nga 50 vende.

Maqedonia deri më tani ka marrë pjesë me rreth 50 sportistë, por këtë herë po bën një hap historik me një ekip shumë më të madh.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Maqedonisë, Daniel Dimovski, deklaroi se kapitali më i rëndësishëm që do të mbetet nga këto ndeshje janë shpresat e reja

“Jam i sigurt se kjo përvojë që do ta përjetojnë, kur të bëhen olimpikë, sigurisht do të ju ndihmojë të rriten më shpejt në sportistë të nivelit të lartë. Po krijojmë histori që do të tregohet në gjeneratat e ardhshme – këto gjëra nuk përsëriten dhe nuk jepen në ndonjë vend shumë shpejtë”, tha ai.

Hapja e FOER 2025 do të mbahet të dielën me fillim në orën 20:30 në Qendrën sportive „Jane Sandanski“.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More