Marcus Rashford thyen heshtjen pas debutimit me Aston Villën

nga D V

Marcus Rashford ka thyer heshtjen e tij pasi bëri debutimin me Aston Villën të dielën në fitoren ndaj Tottenhamit.

Rashford ishte konsideruar si tepricë tek Manchester United nën urdhrat e Ruben Amorim dhe kishte tërhequr interesimin e disa skuadrave, duke përfshirë Barcelonën, Milanin dhe Dortmundin. 

Por teksa po i afroheshim fundit të afatit kalimtar të janarit, Villa ishte në gjendje që ta bind Rashford të bëhet pjesë e tyre në formë huazimi deri në fund të sezonit. 

Villa po mbulon në pjesë të konsiderueshme të pagës së Rashford, ndërsa ata e kanë edhe opsionin për ta bërë të përhershëm transferimin e tij për 40 milionë euro. 

Ai e nisi nga banka rezervë në duelin ndaj Tottenhamit në FA Cup por u fut në lojë së bashku me Marco Asension në pjesën e dytë. 

Rashford do të synojë të bëjë debutimin e tij të plotë për klubin të shtunën, kur Villa do të jetë nikoqir i Ipswich Town në Ligën Premier.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More