Masa të reja për ndërtimet pa leje, akti normativ synon të disiplinojë më shumë punën në këtë sektor

nga L. M

Akti normativ i qeverisë për ndërtimet pa leje u miratua këtë të premte në Komisionin e Ligjeve, ku u diskutua për nevojën dhe urgjencën për këto ndryshime ligjore.

“Kush është urgjenca për këto 3 ndryshime në ligje të rëndësishme, një pjesë edhe duhen, por cila është ajo që nuk erdhi si një iniciativë legjislative nga qeveria, ne të merrnim kohën të diskutonim? Këtij parlamenti sot i ka ikur kompetenca, ne sot duhet të tundim kokën ose të çohemi në këmbë”, tha deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi.

“Nevoja në vetvete ka qenë sepse nga verifikimi i bërë është akumuluar një eksperiencë i zbatimit të lejeeve të dhëna në territor ose veprimtari të paligjshme që ka akumuluar një sasi shkeljes që shkon ën mbi 30-40% të asaj që do të kishte qenë norma e drejtë e zbatimit të akteve të lëshuara. Nevoja është bazuar në këto të dhëna që janë mbledhur në kohë. Në gusht-shtatorin e këtij viti kishim një qartësi për këtë marzh shkeljesh dhe kërkonte një adresim me akt normativ, të shpejtë”, tha zëvendësministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Enkelejda Muçaj.

“Ndërhyrja për nevojën dhe urgjencën është për faktin se u evidentuan shkelje të rënda për metër katrorët e shtuar gjatë realizimit. Urgjenca është te mbrojtja e blerësit. Raste flagrante ku ju ishin shitur blerësit”, tha Adelajda Gjoka nga Agjencia për Zhvillimin e Territorit.

Ato objekte që janë pa leje, ose do të shemben, ose do të konfiskohen dhe do të përdoren për strehim social.

“Parashikohet ose prishja e këtyre objekteve ose konfiskimin për interes publik për strehim social. Ato që janë ndërtuar 10% më shumë se leja. Kjo është një sfidë. Ne duam, të parandalojmë këto sjellje në të ardhmen”, tha Muçaj.

Sipas aktit normativ, do të ketë 7 faza kontrolli për t’u siguruar që godina është ndërtuar sipas lejes së dhënë dhe se në fund do të jepet një certifikatë përdorimi. Detyrë për të mbikëqyrur punimet do të ketë edhe arkitekti.

Sipas qeverisë, nuk do të ketë një akt përfundimtar të cerifikimit të ndërtimit  dhe nuk do të ketë lidhje të kontratave të ujit dhe energjisë, pa u përmbushur këto kërkesa./vizionplus.tv

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More