Masakër në Misisipi, katër të vrarë dhe 12 të plagosur

nga Xh M

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur gjatë një të shtëne masive në qytetin Leland, në shtetin amerikan të Misisipit, njoftuan sot autoritetet lokale.

Kryetari i bashkisë së Lelandit, John Lee, deklaroi për “CBS News” se të shtënat ndodhën rreth mesnatës. Katër nga të plagosurit janë transportuar me helikopter drejt spitaleve lokale. Ende nuk ka informacion të detajuar për gjendjen e tyre shëndetësore.

Sipas autoriteteve, asnjë i dyshuar nuk është arrestuar deri më tani dhe hetimet janë në vazhdim.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetit, në një kohë kur shumë njerëz ishin mbledhur për aktivitetet e “Homecoming”, një ndeshje tradicionale që organizohet për ish-nxënësit e shkollës së mesme të Leland.

Faqja zyrtare e distriktit shkollor të Lelandit kishte njoftuar më herët se shkolla e mesme e qytetit do të zhvillonte një ndeshje kundër shkollës së mesme Charleston, me rastin e këtij aktiviteti.

Leland është një qytet i vogël në qarkun Washington të shtetit Misisipi. Autoritetet lokale kanë paralajmëruar se priten informacione të reja pasi të avancojë hetimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More