SPB Tetovë njofton se dje (18.09.2024) në ora 14:40 në DPB Gostivar, një 31-vjeçar nga Gostivari ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 760 euro.
Sipas raportimit, rreth orës 09:00 personi ka telefonuar përmes një rrjeti social dhe është prezantuar si R.M. nga Republika e Serbisë, i cili punonte në një organizatë humanitare.
“Sipas raportit, personi ka parë apelin për ndihmë për trajtimin e tij jashtë vendit dhe ka dashur të ndihmojë duke dhuruar një shumë më të madhe, por fillimisht është dashur të bëjë pagesën prej 760 euro sepse kështu ka qenë procedura”.
