Në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencës Bazë (ICBS) të vitit 2025 të zhvilluar në Pekin, u mblodhën laureatë të Çmimit “Nobel”, fitues të medaljeve “Fields” e të Çmimit “Turing” dhe studiues kryesorë për të eksploruar kufijtë e shkencës bazë.
“CGTN Digital” bëri një intervistë ekskluzive me Wu Rongling, zëvendësdrejtor i Institutit të Shkencave dhe Zbatimeve Matematikore të Pekinit (BIMSA), ku u zhvillua pjesa më e madhe e veprimtarisë.
Njohuritë e Wu-së mbi ndërthurjen e matematikës dhe inteligjencës artificiale (IA) ofrojnë një vizion bindës për rolin e Kinës në formësimin e së ardhmes së shkencës.

Ndryshimet drastike gjeopolitike në vitet e fundit, veçanërisht vitin e kaluar, e kanë bërë AI-në një fushëbetejë kyçe, tha Wu për CGTN-in.
Për Kinën, zotërimi i matematikës nuk është vetëm një synim akademik, por edhe një domosdoshmëri strategjike. “Vetëm duke zotëruar matematikën vetë mund të zhvillojmë kornizat tona të AI-së. Matematika e zbatuar ka rol kyç në fushën e AI-së dhe nuk mund ta shmangim këtë çështje,” theksoi ai
Shumica e punës së Wu-së përqendrohet në marrëdhënien simbiotike midis matematikës dhe AI-së. “AI-ja ndihmon në zgjidhjen e problemeve komplekse. Hulumtimi i fortë matematikor e shtyn AI-në përpara. Ato janë përplotësuese”, tha ai për CGTN-in.

Ekipi i Wu-së po zhvillon metoda pioniere për të integruar matematikën e përparuar në kornizat themelore të AI-së, duke shkuar përtej algoritmeve të thjeshta që përdoren aktualisht.
“AI tani përdor matematikën bazë… por problemet e botës reale janë komplekse”, shpjegoi ai. “Problemet komplekse kanë nevojë për mjete komplekse”.
Duke zbatuar teori të përparuara matematikore – të tilla si ato të zhvilluara nga Shing-Tung Yau, fitues i medaljes “Fields” dhe kreu i BIMSA-s – ekipi i Wu-së zvogëlon kërkesat përllogaritëse, duke i mundësuar AI-së të përballojë sfida si modelimi molekular dhe parashikimi i sëmundjeve me një efikasitet si kurrë më parë

Wu thekson se studiuesit e rinj duhet të kuptojnë “pse funksionojnë algoritmet”, jo vetëm “si t’i përdorin ato”. Ky fokus i dyfishtë – aftësia teknike dhe thellësia teorike – do t’i lejojë ata të inovojnë në vend që thjesht të përdorin mjete.
