Max Allegri, në historinë e Milanit, shkon në 100 fitore me kuqezinjtë!

nga D. V.

Derbi i Madonninës i fituar nga Milani ndaj Interit nuk vlen vetëm 3 pikë me peshë për klasifikimin, por i shërbeu edhe vetë Massimiliano Allegrit.

Trajneri livornez në fakt pas këtij suksesi hyri në historinë e Milanit teksa arriti në kuotën e 100 fitoreve me kuqezinjtë në të gjitha kompeticionet

Në këtë mënyrë, emri i Massimiliano Allegrit në klasifikimin e vecantë të Milanit, iu bashkohet personaliteteve të tilla si Carlo Ancelotti, arrigo Sacchi apo Fabio Capello. Sipas të dhënave të Opta, massimiliano nAllegri është trajneri i 7 në historinë e ‘Djajve’ milanezë që arrin në kuotën e 100 fitoreve në pankinën kuqezi. Përpara livornezit janë pikërisht; Carlo Ancelotti, Nereo Rocco, Fabio Capello, Stefano Pioli, Nils Liedholm, Arrigo Sacchi, emra që kanë lënë gjurmë të forta në historinë e Milanit.

100 fitore dhe vendi i dytë; Milan ‘fluturon’ në klasifikim

Fitorja e 100 e Allegrit erdhi në ndeshjen më të ndjerë që u vendos nga goli i Pulisic që nuk ngurroi të dërgojë në rrjetë një top të kthyer nga Sommer. Ky rezultat i jep mundësinë Milanit që të vijojë me serinë e rezultateve pozitive(humbja e vetme mbetet ajo e gushtit ndaj Cremoneses) dhe i con kuqezinjtë në vendin e dytë të klasifikimit bashkë me Napolin dhe vetëm 2 pikë pas Romës kryesuese. Një arritje personale e trajnerit toskan të Milanit që ndërthuret në mënyrë perfektë me ambiciet e skuadrës për titull.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More