Mbappe: Jam i emocionuar për klubin tim të ardhshëm

nga D V

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe është gati të prezantojë klubin e tij të ardhshëm dhe ndihet i emocionuar tashmë.

Pa kontratë në fund të muajit të ardhshëm, Mbappe pritet t’i bashkohet Real Madridit.

Kalimi i tij në Santiago Bernabeu duket se e ka emocionuar francezin, i cili ndihet i lumtur.

“Klubi im i ardhshëm së shpejti do të zyrtarizohet, është çështje ditësh. Jam shumë i emocionuar, jam i lumtur”.

“Duhet të presim vetëm disa ditë”, ka thënë Mbappe për CNN.

Konfirmimi i transferimit të Mbappes pritet të bëhet pas finales së Ligës së Kampionëve me 1 qershor, ku Real Madridi luan ndaj Borussia Dortmund.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More