Mbështetja e tregëtisë së lirë, krijon mundësinë për një ekonomi të hapur globale

nga L. M

Kryeministri kinez Li Qiang i bëri thirrje të shtunën G20-s që të mbetet e përkushtuar ndaj solidaritetit, të mbështetë me vendosmëri tregtinë e lirë dhe të krijojë një ekonomi të hapur botërore përballë një rimëkëmbjeje të ngadaltë ekonomike globale.

Li Qiang i tha këto gjatë një fjalimi në sesionin e parë të samitit të 20-të të G20-s në Johanesburg. Samiti, i cili u fokusua në rritjen ekonomike përshirëse e të qëndrueshme, u kryesua nga presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa.

Gjatë viteve, vendet anëtare të G20-s nga rajone të ndryshme dhe sisteme e kultura të ndryshme, kanë arritur t’i kapërcejnë njëra pas tjetrës sfidat dhe të promovojnë përparimin e zhvillimin global falë frymës së solidaritetit, shtoi ai.

Sot ekonomia botërore përballet përsëri me sfida të mëdha, në kushtet e rritjes së unilateralizmit dhe proteksionizmit, si dhe nga përshkallëzimi i kufizimeve dhe konfrontimeve tregtare, theksoi Li, duke shtuar që interesat e ndryshme midis palëve dhe dobësitë në mekanizmat e bashkëpunimit global janë bërë faktorë të spikatur që pengojnë solidaritetin ndërkombëtar.

Li i kërkoi G20-s t’i përballojë këto probleme drejtpërdrejt, të shqyrtojë zgjidhjet e mundshme dhe t’i ndihmojë të gjitha palët të rikthehen në rrugën e solidaritetit dhe bashkëpunimit.

Kina ka shpallur një plan veprimi për zbatimin e Nismës së G20-s për Mbështetjen e Industrializimit në Afrikë dhe Vendet më Pak të Zhvilluara, vuri në dukje Li, duke theksuar përpjekjet e Kinës për të nxitur zhvillimin e përbashkët të gjithë vendeve.

Kina përkrah uljen e borxheve në vendet në zhvillim dhe ka nisur së bashku me Afrikën e Jugut një nismë bashkëpunuese për të mbështetur modernizimin e Afrikës, tha Li, duke shtuar që Kina do të krijojë edhe Institutin e Zhvillimit Global.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More