Një fragment i pjesës së pasme (bishti) të një droni rus të tipit Gerbera u gjet pranë plazhit në fshatin Varve, në qarkun perëndimor të Ventspilsit në Letoni.
Ministri i Mbrojtjes së këtij vendi, Andris Spruds, konfirmoi se fragmenti nuk përmbante eksploziv.
Kryeministrja letoneze Evika Silina tha se ka udhëzuar ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme që të kontaktojnë me homologët polakë për të përcaktuar nëse ky dron është një prej atyre që u pa mbi Poloni javën e kaluar.
Në Poloni, autoritetet kanë raportuar se u gjetën fragmente të një rakete në fshatin Choiny, rreth 70 km nga kufiri me Ukrainën, që dyshohet se u përdor për rrëzimin e ndonjë prej dronëve rusë.
Nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale të mëdha, ndërsa hetimet forenzike po vazhdojnë.
