Mbetjet nga Tajlanda kthehen në Porto Romano, monstrat do analizohen në Itali

nga L. M

Prokuroria e Durrësit ka nisur punën për marrjen e mostrave të mbetjeve të furrave të çelikut të Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit, kontejnerët e të cilave janë vendosur në zonën e Porto Romanos.

102 kontejnerët u khyen nga Tajlanda në tetor të vitit të kaluar, ndërkohë që analizat e marra nga mbetjet, do të dërgohen në një laborator jashtë vendit për t’i analizuar dhe përcaktuar nëse janë të rrezikshme apo jo.

Prokuroria e Durrësit ka filluar këtë të enjte hapjen e 102 kontejnerëve që ndodhen në zonën industriale të Porto Romanos, me qëllim verifikimin e përmbajtjes së tyre dhe përcaktimin nëse bëhet fjalë për mbetje të rrezikshme apo jo.

Hapja e kontejnerëve është planifikuar të zhvillohet per gjate 10 diteve , ndërsa mostrat e marra do t’i nënshtrohen analizave laboratorike për të përcaktuar saktësisht përbërjen dhe nivelin e rrezikshmërisë.

Hetimet po drejtohen nga Prokuroria e Durrësit, e cila ka kërkuar transparencë të plotë për këtë proces dhe për çdo të dhënë që lidhet me përmbajtjen e kontejnerëve.

Rasti është denoncuar fillimisht nga rrjeti Bazel, që ngriti dyshime se brenda kontejnerëve mund të ndodhen mbetje të rrezikshme të ardhura nga jashtë vendit.

Kontejnerët u kthyen në portin e Durrësit në fund të tetorit dhe, pas rreth dhjetë ditësh qëndrimi në radë, u zhvendosën në zonën e Porto Romanos, ku ndodhen nën mbikëqyrje të rreptë policore dhe monitorim 24-orësh me kamera sigurie.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More