Mbi 20 zjarre në ambiente të hapura, afër Gotenit po veprohet me “pinc gauer” dhe er-traktorë

nga Redaksia

Shkup, 25 korrik – Deri në orën 14:00 sot në vend janë regjistruar mbi 20 zjarre në ambiente të hapura. Prej tyre ende sfidë më e madhe ëhtë zjarri në malin Goten i cili ndodhet në trekëndëshin mes komunave Radovish, Berovë dhe Vasilevë, ku prej herët në mëngjes janë dërguar shtatë “pinc gauerë”, dy makina ndërtimore për krijimin e zonave zjarrfikëse, katër automjete tël specializuara të NP “Pyjet nacionale” dhe katër automjete zjarrfikëse, ndërkaq po veprojnë dy er-traktorë. Siç informoi drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov, në terren ndodhen mbi 180 njerëz të njësive të ndryshme.

Sipas Angellov, herët në mëngjes u ndez zjarri në malin Plaçkovicë në terren të vështirë dhe të pjerrët i cili edhe përkundër përpjekjeve maksimale për shuarje të zjarrfikësve nga Shtipi dhe popullatës lokale nga fshatrat e afërt nuk është nën kontroll dhe gradualisht po përhapet. Atje, në vend të ngjarjes ndodhen disa forca zjarrfikëse nga Shtipi, mbi 20 persona nga NP “Pyjet nacionale2 dhe vullnetarë nga fshatrat përreth.

Zjarr i rëndë, vlerëson drejtori i DMSH-së, është edhe ai afër fshatit Dren, në territorin e komunës së Prilepit ku janë angazhuar zjarrfikës lokal me automjete të specializuara për shuarje të zjarreve pyjore.

“Tek zjarri në territorin e Makedonski Brodit afër fshatrave Greshnicë dhe Creshnevë i cili gjithashtu po zgjatë me ditë, janë angazhuar një automjet i specializuar “pincgauer” nga DMSH dhe 30 pjesëtarë të Armatës, ndëra krahas tyre në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forcat lokale nga zjarrfikësit dhe ekipe të NP ‘Pyjet nacionale'”, tha ANgellov përmes video deklaratës dërguar mediumeve.

Për zjarrin në territorin e komunës së Shtipit, mbi fshatrat Sellcë dhe Dragoevë, janë angazhuar dy “pincgauerë” të Drejtorisë dhe disa automjete zjarrfikëse, 15 zjarrfikës, së paku tetë persona nga NP “Pyjet nacionale”, 12 persona nga popullata lokale, por edhe forca të tjera shtesë janë përfshirë në shuarje.

Zjarre të rënda, informoi ANgellov, ka në territorin e Turqisë dhe Greqisë, ndërsa zjarre ka edhe në fqinjësi, në Shqipëri, Serbi, Kroaci dhe Slloveni.

“Aktivizimi i mekanizmit të BE-së nuk do të japë rezultate sepse literalisht të gjitha shtetet të cilat na ndihmuan viteve të kaluara, në territoret e veta kanë zjarre serioze për ç’shkak nuk mund të dërgojnë ndihma në vendet përreth apo kur do të dërgonin ndihmë, do të dërgonin atje ku nevojitet mësë shumti, ndërsa tani për tani ajo është Turqia”, potencoi Angellov.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More