Mbledhja e Kuvendit është shtyrë për një orë me kërkesë të partisë E majta

nga D. V.

Shkup, 12 qershor – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut po mbahet mbledhja e 53-t në të cilën duhet të shqyrtohet Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, me procedurë të shkurtër i parashtruar nga kryetarja dhe deputetja e Partisë Liberale – Demokratike, Monika Zajkova për vendosjen e një njësie zgjedhore.

Menjëherë pas fillimit të mbledhjes deputeti i partisë E majta, Borisllav Kërmov kërkoi pauzë prej një orë. Kërmov theksoi se arsye për këtë janë dy kërkesat e partisë për të cilat tha ende kanë përgjigje të paplotë.

“Procedura jonë standarde është, sipas nenit 87 paragrafi 2, ne kërkojmë pushim njëorësh. Ja ku është kryeministri, ai mund të nxisë, të investojë që t’i marrim shpenzimet e udhëtimit. Ne presim më shumë se një vit, kemi dy kërkesa, vetëm njëra prej të cilave është përmbushur, njëra është përmbushur pjesërisht, kështu që po kërkojmë një orë derisa të përmbushet detyrimi ndaj deputetes sonë Mojsovska”, tha Krmov.

Në mbledhjen e 53-të në mesin e pikave të cilat duhet të shqyrtohen janë edhe Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për arsimin e lartë, Propozim ligji për Inspektoratin për Insingne Shtetërore, Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagë minimale në Republikën e Maqedonisë, si dhe Propozim ligjin për mbështetje të viktimave në aksidentin në diskotekën në Koçan dhe të anëtarëve të familjeve të tyre.

Mbledhja vazhdon në orën 12.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More