Mblidhet Kuvendi edhe sot, përpjekja e 26-të herë për konstituim

nga D. V.

Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të mblidhen sërish sot në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 26-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë. Seanca nis nga ora 11:00.

Pardje , për herë të 25-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit.

Kryesuesi Avni Dehari edhe të hënën ftoi subjektet politike parlamentare të cilat nuk kanë propozuar deputetë për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë, por ato nuk paraqitën propozime dhe seanca u shty edhe një herë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More