Në prag të Ditës Kombëtare të Kinës, 1 Tetorit, një pritje shtetërore u zhvillua të martën në Pallatin e Madh të Popullit në kryeqytetin e vendit Pekin.
Në një banket me pjesëmarrjen e mbi 800 personaliteteve nga qarqet e ndryshme dhe të ftuarve të huaj, presidenti kinez Xi Jinping dërgoi urimet festive dhe mbajti fjalën përshëndetëse ku bëri thirrje për më shumë përpjekje për të nxitur përparimin e modernizimit kinez drejt realizimit të rilindjes kombëtare.
Kreu i shtetit i Kinës përmendi arritjet e sivjetshme në thellimin e reformës, zhvillimin me cilësi të lartë, shtimin e mirëqenies së popullit etj. Ai ritheksoi përkushtimin për zbatimin e parimit “Një vend, dy sisteme” për zhvillimin e rajoneve të posaçme administrative të Hong-Kongut e të Makaos dhe zhvillimin e shkëmbimeve e të bashkëpunimit mes dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit.
Lidhur me politikën e jashtme, presidenti Xi theksoi se Kina do të promovojë vlerat e përbashkëta të njerëzimit, do të praktikojë multilateralizmin e vërtetë e do të vërë në jetë Nismën e Zhvillimit Global, Nismën e Sigurisë Globale, Nismën e Qytetërimit Global dhe Nismën e Qeverisjes Globale, për të ndërtuar së bashku një bashkësi me të ardhme të përbashkët të njerëzimit
