Mbytet në det një turiste çeke në plazhin e Qerretit

nga Lina Muslija

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të diele në plazhin e Qerretit, në Kavajë, ku një shtetase e huaj ka vdekur  si pasojë e mbytjes në det.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, kur shtetasja K. K., 42 vjeçe, me shtetësi çeke, dyshohet se është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në det.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Trupi i pajetë i viktimës është transportuar drejt morgut të spitalit për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi dinamikën e ngjarjes. /Euronews albania

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More