Me dronë do të mbykëqyret siguria në vendvotime

nga D. V.

Shkup, 29 tetor – Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, zhvilloi dje një takim me drejtuesit e qyteteve ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

Në takim u shqyrtuan gjendja e sigurisë në terren, sfidat dhe aktivitetet që po ndërmerr policia në prag të ditës zgjedhore.

Drejtori Janev theksoi se detyra e policisë është e qartë – të sigurojë një proces zgjedhor të qetë, të sigurt dhe demokratik, duke marrë të gjitha masat e nevojshme që qytetarët të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike të votës lirisht, pa presione, frikë apo kërcënime.

Gjithashtu, u nënvizua se nuk ka dhe nuk do të ketë tolerancë për asnjë veprim të paligjshëm, ndërsa çdo përpjekje për të cenuar procesin zgjedhor do të sanksionohet me reagim të shpejtë, profesional dhe vendimtar të policisë.

Ashtu si në raundin e parë të zgjedhjeve, oficerët e policisë do të vendosen në mënyrë të përshtatshme pranë vendvotimeve dhe në të gjitha zonat me rrezik potencial, ndërsa aktivitetet e sigurisë do të përforcohen me përdorimin e mjeteve moderne teknike, përfshirë edhe vëzhgimin ajror me dronë, informoi policia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More