Më ftohtë në Kriva Pallankë

nga D. V.

Shkup, 11 prill – Në mëngjes më ftohtë është në Kriva Pallankë -2 gradë, ndërsa 8 gradë maksimale janë matur në Gjevgjeli, informon DPHM.

Deri në orën 08:00 janë matur edhe -1 gradë në Berovë, Krushevë dhe Lazaropole, 0 në Hanet e Mavrovës, 1 në Kumanovë, Shtip dhe Pretor, 2 në Ohër, 3 në Shkup-Petrovec, Manastir dhe Vinicë, 4 në Prilep, Veles, Kavadar dhe Strumicë, si dhe 5 gradë në Shkup-Zajçev Rid, Tetovë dhe Demir Kapi.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e ditës do të jetë në interval prej 11 deri në 19 gradë. Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e ditës do të arrijë 19 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More