Shkup, 2 tetor – Sot në mëngjes më ftohtë është në Krushevë, katër gradë, ndërsa gjatë 24 orëve të kaluara më së shumti shi ka rënë në Gjurishtë, 19 litra në metër katrorë.
Siç informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, deri në orën 8:30 janë matur 6 gradë në Berovë, Kriva Pallankë dhe Tetovë, 7 në Kumanovë, 8 në Shkup – Petrovec, Manastir, Vinicë dhe Shtip, 9 në Pretor dhe Demir Kapi dhe 10 gradë në Strumicë.
Deri në orën 8 kanë rënë edhe 17 litra shi në njësi sipërfaqe në Krushevë dhe Manastir, 14 në Shtip, 13 në Shkup – Petrovec dhe Tetovë, 8 në Demir Kapi dhe Kriva Pallankë, 7 në Berovë dhe Pretor, 5 në Vinicë, si dhe 3 në Strumicë.
Moti sot do të jetë i vranët dhe i ftohtë me reshje të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të dendura. Në male reshjet e shiut do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme veriore nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 6 deri 13 gradë.
Në Shkup, mot i vranët dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të shiut, kohë pas kohe më të dendura. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri 10 gradë.
