Me ‘Paranoja’, renditje të lartë në Spotify dhe përformanca artistike, si kaloi vera e Halidit?

nga Xh M

Si emër mund të tingëlloj i ri në skenën muzikore, por, talenti dhe dashuria për muzikën, së shpejti do e bëjnë emër të madh në këtë industri.

Fjala është për Halidin, reperin shqiptar që ka pas një vit shumë të mirë, sa i përket prodhimit në art.

Ai fokusin më të madh e kishte në verë, ku erdhi me një këngë dashurie, të titulluar ‘Paranojat’.

Madje, me këtë projekt, Halid u radhit mjaftë mirë edhe në kanale online si Spotify, duke lënë pas emra të njohur të muzikës.

Duke mos mjaftuar me kaq, artistin e kemi parë edhe me performanca artistike, aty ku kishte shumë njerëz që e dëgjonin.

E padyshim, aktiviteti i tij do rritet ende, sidomos me projekte të reja por mbi të gjitha, me klasifikim te personave me të cilët pritet të punojë.

Se çka do na sjell Halidi, jemi sy e vesh!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More