Me Projektbuxhetin për vitin 2026 rritja ekonomike parashikohet për 3.8% në Maqedoni

nga D. V.

Shkup, 17 nëntor – Mbi 100 amendamente po shqyrtohen në komisionin parlamentar për financat dhe buxhet, i cili po debaton Projektbuxhetin për vitin 2026, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në buxhetin e propozuar për vitin 2026, të ardhurat totale parashikohen në 374.7 miliardë denarë, ose 6 miliardë euro, ndërsa shpenzimet në 413.9 miliardë denarë, ose 6.7 miliardë euro. Investimet kapitale janë në nivelin e 40.5 miliardë denarëve, ose 650 milionë euro. Rritja ekonomike parashikohet në 3.8 përqind, inflacioni në 2.5 dhe deficiti buxhetor në 3.5 përqind të BPV-së.

Në Buxhet ka më shumë para për pensionet, pagat dhe transfertat sociale, por të gjitha këto do të duhet të mbulohen nga huamarrje të reja për të mbuluar hendekun midis të ardhurave dhe shpenzimeve. Projektbuxheti për vitin 2026 planifikon rreth 1.9 miliardë euro për pensionet dhe 855.3 milionë euro për pagat e sektorit publik, që është një rritje prej 7% krahasuar me këtë vit kur u ndanë 780 milionë euro, njofton “Fokus”.

Ku do të përfundojë një e pesta e parave të pagave? Mijëra njerëz janë të punësuar në rreth 300 organe shtetërore të panjohura nga një total prej 1,371 institucionesh, të cilat janë themeluar nga çdo organ i sektorit publik.

Askush nuk ka dëgjuar për këto institucione, agjenci, institute dhe organe, dhe të gjitha funksionojnë me drejtorë, borde drejtuese dhe mbikëqyrëse, kanë automjete zyrtare në dispozicion dhe një buxhet të qëndrueshëm vjetor. Regjistri zyrtar rendit gjithsej 14 institucione, të cilat në vitin 2023 nuk kishin asnjë punonjës, por kishin drejtorë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More