Me rregulloren për infrastrukturën e çiklizmit deri te stimulimi për shfrytëzim më të madh të biçikletave dhe rrugë më të sigurta 

nga D. V.

Shkup, 19 shtator – Në Shkup pasditen e sotme u prezantua Rregullorja për planifikimin, projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së çiklizmit. Në kuadër të “Javës Evropiane të Lëvizshmërisë”, ngjarja është organizuar nga shoqata për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të mjedisit – “Gou grin” (Bëhu i gjelbër) në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit. Para fillimit të ngjarjes së sotme, në deklaratën për mediat, përfaqësuesit informuan se rregullorja ende nuk është plotësisht e përfunduar, priten edhe disa mendime nga institucionet përkatëse. Por, sigurojnë se shpejtë do të paraqitet para deputetëve të Kuvendit. 

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri tha se për herë të parë në vendin tonë po përpilohet një rregullore që përfshin planifikimin, projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së çiklizmit. 

Ajo theksoi se kjo nuk është vetëm një ngjarje simbolike, por ky është një hap i madh për vendin tonë. 

“Unë mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë qytetarët. Një hap shumë i madh përpara për Maqedoninë e Veriut lidhur me standardet evropiane dhe sigurisë në rrugët tona. Përveç nga aspekti profesional, si zëvendësministre, për mua ky aktivitet është i rëndësishëm edhe nga aspekti personal. Për shkak të pasigurisë së drejtuesve të biçikletave në autostrada, unë e kam humbur bashkëshortin tim para dy vite e gjysmë, i cili ishte çiklist, sportist, dhe e humbi jetën pikërisht gjatë kohës që po ngiste biçikletën. Unë mendoj se kjo rregullore do t’i inkurajojë të gjithë qytetarët tanë të përdorin më shumë biçikletën dhe të jenë më të sigurt në rrugët tona”, theksoi Zekolli Shaqiri në një deklaratë për mediat. 

Orce Gjorgjievski tha se si kryetari i BNJVL-së, plotësisht e mbështet këtë iniciativë dhe e falenderoi “Gou Grin” për angazhimin. 

“Apeloj deri te deputetët në Kuvend që njëzëri ta miratojnë këtë rregullore një orë e më parë, ku do të pasojë fillimi i procesit të implementimit të të njejtës”, bëri thirrje Gjorgjievski. 

Ai tha se mungojnë shtigje për biçikleta, jo vetëm në Shkup, por edhe në gjithë territorin e të gjithë vendit. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More