Me rreth 14 miliardë denarë do të financohen projektet infrastrukturore në komunat, janë nënshkruar marrëveshjet nga thirrja e dytë

nga D. V.

Shkup, 17 nkorrik – Në Qeveri sot janë nënshkruar marrëveshjet me komunat, që kanë aplikuar dhe janë zgjedhur në thirrjen e dytë për financimin e projekteve infrastrukturore. Janë nënshkruar marrëveshje në vlerë prej rreth 14 miliardë denarë, të cilat me fonde nga thirrja e parë kanë arritur gjithsej rreth 20 miliardë denarë, me të cilat financohen rreth 1.200 projekte.

Për kryeministrin Hristian Mickoski është me rëndësi që kanë aplikuar të gjitha komunat pa dallim të përkatësisë politike të kryetarëve të komunave.

“Për ne si Qeveri është shumë e rëndësishme se nga të gjitha komunat, pa dallim nëse kryetari vjen nga koalicioni qeveritar ose nga opozita ose është kryetar që është kushtimisht i pavarur, janë dorëzuar projekte edhe për të njejtat sot do t’i nënshkruajmë marrëveshjet”, tha Mickoski para nënshkrimit solemn të marrëveshjeve.

Me 14 miliardë denarë do të financohen 828 projekte.

Kryeministri paralajmëroi se Qeveria do të vazhdojë të bashkëpunojë me komunat dhe me kompanitë e ndërtimit për investimet e ardhshme që vijojnë.

Shprehu kënaqësi që në kërkesën e Ministrisë së Financave të dërguar në institcionet financiare për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë të Korridorit 10 janë paraqitur banka me renome të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe banka lokale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More