Shkup, 21 tetor – Depozitat dhe kreditë në sektorin bankar vazhdojnë të rriten, tregojnë të dhënat më të fundit të Bankës Popullore, përcjell TV21. Në shtator të këtij viti, depozitat totale u rritën me 13.2% në nivel vjetor, me një rritje më të theksuar tek amvisëritë, ndërsa kreditë totale shënuan rritje prej 13.5%, kryesisht për shkak të shtimit të huadhënies për sektorin korporativ. Tek amvisëritë, rritjen më të madhe e kanë pasur kreditë konsumatore dhe kreditë për banesa.
Më shumë kredi dhe depozita! Sektori bankar mbetet stabil, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore
nga D. V.
shkruar nga D. V.
178
