Meidani pret me përzemërsi futbollistin Nedim Bajrami: Jo gjithmonë na vlerësojnë si më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka!

nga D. V.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka pritur sot në ambientet e Ambasadës futbollistin shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut, Nedim Bajrami.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasadori Meidani e përshkroi Bajramin si një “djalë shembullor, brenda dhe jashtë fushës”, duke theksuar jo vetëm talentin e tij sportiv, por edhe karakterin dhe përkushtimin që e bëjnë një frymëzim për të gjithë shqiptarët.“Me fanellën kuqezi në zemër, Nedim është simbol i përkushtimit, karakterit dhe sportivitetit që na bën të gjithëve krenarë”, shkroi ambasadori Meidani, duke shtuar me krenari: “Jo gjithmonë na vlerësojnë si më të mirët, por më të mirë se ne… nuk ka.”

Në përfundim të postimit, ambasadori i shprehu respektin dhe mbështetjen e tij të plotë për Bajramin, duke e quajtur “kampion” dhe “frymëzim për të rinjtë shqiptarë kudo që ndodhen”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More