Mela: Dibra do të ndriçohet me energji diellore

nga Redaksia

Strugë, 24 tetor – Kandidati i VLEN-it për komunën e Dibrës, Fisnik Mela, ka prezantuar një projekt inovativ për ndërtimin e një centrali fotovoltaik që do të sigurojë energji të pastër për ndriçimin publik të qytetit.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Mela theksoi se ky projekt do të mbulojë plotësisht kostot e ndriçimit publik, duke ulur ndjeshëm shpenzimet buxhetore dhe duke krijuar kursime afatgjata për komunën.

“Energji e pastër për një të ardhme të ndritshme! Në Dibrën tonë do të ndërtojmë centralin fotovoltaik që do të mbulojë plotësisht kostot e ndriçimit publik, duke ulur shpenzimet buxhetore dhe duke sjellë kursime të qëndrueshme për komunën. Ky projekt do të jetë model i inovacionit lokal dhe menaxhimit të gjelbër, duke treguar se Dibra mund të jetë shembull i transformimit energjetik dhe përdorimit të përgjegjshëm të burimeve natyrore. Me energji diellore, ne do të ndriçojmë rrugët dhe të ardhmen tonë!”, shkroi Mela.

Ai shtoi se ky projekt është pjesë e vizionit të tij për një Dibër moderne, ekologjike dhe me menaxhim të përgjegjshëm të financave publike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More