Zhelinë, 12 tetor – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, sonte zhvilloi një bashkëbisedim me strukturat e degës së PDSH-së në Zhelinë. Takimi u karakterizua nga një atmosferë mobilizuese dhe diskutime të hapura për situatën aktuale politike në vend dhe rolin që PDSH pritet të ketë në proceset e ardhshme.
Thaçi theksoi rëndësinë e unitetit brenda strukturave të partisë dhe nevojën për një angazhim më të madh në terren. Ai u bëri thirrje anëtarëve të PDSH-së që të qëndrojnë të bashkuar dhe të përkushtuar për të mbrojtur interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Takimi në Zhelinë është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të kryetarit Thaçi për forcimin e strukturave lokale të PDSH-së dhe përgatitjet për sfidat e ardhshme politike.
Sekretariati për informim – PDSH
#PDSH #Zhelinë #Bashkëbisedim #MenduhThaçi #Politikë