Mëngjesin e sotëm kudo temperatura në minus, më ftohtë në Kodër të Diellit -13 gradë

nga D. V.

Shkup, 19 mars – Minus 13 gradë janë matur mëngjesin e sotëm në Kodër të Diellit, -10 në Krushevë dhe Hanet e Mavrovës, -7 Berovë, Manastir dhe Pretor, -6 në Tetovë, -5 në Shkup, Kriva Pallankë, Prilep dhe Ohër, -4 në Strumicë, Shtip dhe Vinicë, -3 në Kumanovë dhe Demir Kapi, -2 në Veles dhe Kavadar, ndërsa zero në Gjevgjeli, njoftoi DPHM.

Moti sot do të jetë kryesisht me diell me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 7 deri 15 gradë.

Në Shkup, kryesisht me diell me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri 14 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More