Mërgim Berisha bëhet me skuadër të re, në pritje të vizitave mjekësore dhe zyrtarizimit

nga D V

Mërgim Berisha do të largohet nga Hoffenheim pas një viti e gjysmë qëndrim te kjo skuadër.

Sulmuesi kosovar me pasaportë gjermane ishte bashkuar me Hoffenheim në vitin 2023 nga Augsburgu për shifrën e 14 milionë eurove, derisa tani do të rikthehet sërish te kjo skuadër.

Sipas asaj që ka raportuar televizioni gjerman Sky Sport, Berisha do të rikthehet te Augsburgu si huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit për tetë milionë euro.

Për transferimin e sulmuesit kosovar në garë ishte edhe skuadra angleze Leeds United, por në fund Berisha vendosi të rikthehet te Augsburgu.

Interesim kishte shprehur edhe skuadra italiane Monza si dhe dy klubet tjera gjermane si Werder Bremen dhe Union Berlin.

26-vjeçari do t’i kryej sot vizitat mjekësore para zyrtarizimit te Augsburgu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More