Meriman Suka, atashe ushtarak i Republikës së Kosovës në Turqi

nga D. V.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë sot të ditur se Meriman Suka është akredituar atashe ushtarak në Republikën e Turqisë.

Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se Kosova dhe Turqia do të vazhdojnë bashkëpunimin me shtetin turk në aspektin e mbrojtjes.

“Është akredituar atasheu ynë ushtarak si përfaqësues i shtetit të Kosovës në Republikën e Turqisë. Nënkolonel Meriman Suka, ka pranuar kredencialet si Atashe Ushtarak me të drejta të plota i Republikës së Kosovës në Turqi.

Do të vazhdojmë bashkëpunimin me shtetin turk në aspektin e mbrojtjes, si dhe eksplorojmë projekte të reja ushtarake në të ardhmen”, shkruan Maqedonci.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More