Mexhiti: 30 vende të reja parkimi në lagjen Fushë Topanë të Çairit

nga Redaksia

Shkup, 24 gusht – Në lagjen Fushë Topanë të Komunës së Çairit është realizuar një projekt ku një hapësirë është shndërruar në mbi 30 vende të reja parkimi për banorët.

Ky investim sjell rend, lehtësi dhe siguri për përditshmërinë e qytetarëve, duke u mundësuar atyre një zgjidhje praktike për një nga problemet më të shpeshta të përditshmërisë urbane, mungesën e parkimit.

“Ky është një shembull konkret se si Çairi fiton kur çdo hapësirë vihet në shërbim të qytetarëve. Ne nuk ndalemi tek idetë, i kthejmë ato në zgjidhje të prekshme, që sot i shihni dhe i përdorni,” ka shkruar zëvendëskryeministri i parë dhe kandidat për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Projekti shihet si pjesë e një vizioni më të gjerë për ta bërë Çairin një komunë më funksionale, më të organizuar dhe më të përshtatshme për jetën e përditshme të banorëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More