Mexhiti: 60 parkingje të reja dhe shtigje për këmbësorë në rrugën Resenska

nga Xh M

Shkup, 29 shtator – Kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit Izet Mexhiti ka promovuar 60 parkingje të reja në rrugën Resenska dhe shtigje të reja për këmbësorë.

“60 parkingje të reja në rrugën Resenska dhe shtigje të reja për këmbësorë, ky është investimi më i fundit që po realizohet në Çairin e Vjetër, për të lehtësuar qarkullimin dhe për t’i ofruar qytetarëve më shumë hapësirë funksionale.

Në të njëjtën kohë, rruga “28 Nëntori” po merr një pamje të re me shtigje moderne, duke u bërë më e sigurt dhe më e përshtatshme për lëvizjen e përditshme. Sepse Çairi VLEN!”, ka shkruar Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More