Mexhiti: Bashkimi i qytetarëve çel rrugën për një Dollnen më të mirë

nga Xh M

Dollnen, 28 tetor – Zv/kryeministri i parë dhe kandidati i ardhshëm për kryetar të Komunës së Cairit, Izet Mexhiti, theksoi sot rëndësinë e bashkimit dhe besimit të qytetarëve në vizionin për një Dollnen që ecën përpara.

Gjatë takimeve me banorët e Dollnenit, Debreshtit dhe Zhitoshës, së bashku me Afrim Gashin dhe Zeqirija Ibrahimin, Mexhiti shprehu përkushtimin e tij për zhvillim, ndershmëri dhe drejtësi në qeverisjen lokale.

“Kandidati ynë për kryetar, Blerim Islami, është garancia e këtij ndryshimi të vërtetë. Ai përfaqëson energjinë e re, përkushtimin e palodhur dhe dëshirën për t’i shërbyer qytetarëve me përgjegjësi e transparencë,” tha Mexhiti.

Ai shtoi se vizioni është i qartë: një komunë që punon për çdo fshat, për çdo familje, me zhvillim të barabartë dhe projekte konkrete që përmirësojnë jetën e njerëzve.

Më 2 Nëntor, qytetarët e Dollnenit do të kenë mundësinë ta kthejnë këtë vizion në realitet, duke treguar se bashkimi i tyre nuk ka pengesa.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More