Mexhiti: BDI ka pranuar të futet në Qeveri me VMRO-në me vetëm 4 ministri, pa kryeparlamentar!

nga Redaksia

Prishtinë, 31 korrik – Zëvendës Kryeministri i parë në RMV, Izet Mexhiti sonte ka qenë i ftuar në “Pressing” në Kosovë ku ka folur për përfaëqësimin e shqiptarëve, përqindjen në ekzekutiv që ka marrë VLEN në Qeverinë aktuale, akuzat që i bëjnë opozita, e tema tjera.

Mexhiti foli për riorganizimin e Qeverisë që këtë e votoi edhe BDI-ja që sot është kundër. Mes tjerash zv/kryeministri i parë u shpreh se “ky pushtet nuk është identik si ai paraprak por që 70 deri 80% përsëri i kanë shqiptarët, nga ato resore që i ka pasur pushteti paraprak.”

Mexhiti u shpreh gjithashtu se “BDI ka pranuar të futet në Qeveri me Mickoskin dhe VMRO-në me vetëm 4 ministri dhe pa kryeparlamentarin shqiptar! BDI e ka pranuar këtë ofertë. Ndërsa ne, e kemi ruajtur një rregull që nga 3 pozicionet kryesore të shtetit, 1 e kemi marrë ne, pra kryeparlamentarin që është Afrim Gashi. Mund të them se shqiptarët kanë një përfaqësim dinjitoz.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More