Mexhiti: Edhe në Butel mbërriti karvani i fitores së VLEN-it

nga Redaksia

Shkup, 29 gusht – Kandidati për kryetar komune në Çair, Izet Mexhiti, njoftoi se karvani zgjedhor i koalicionit VLEN ka mbërritur edhe në Butel, ku u hap zyrtarisht shtabi i ri zgjedhor, transmeton Zhurnal.mk.

Gjatë aktivitetit, Mexhiti prezantoi bartësin e listës së këshilltarëve për Komunën e Butelit, Behar Rexhepin, të cilin e cilësoi si profesionist me integritet të lartë dhe përkushtim të fortë. Ai theksoi se Rexhepi është i gatshëm të punojë për zhvillimin e komunës dhe për fuqizimin e vendimmarrjes lokale.

“Edhe në Butel mbërriti karvani i fitores së VLEN-it. Me mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët dhe aktivistët, sot e hapëm zyrtarisht shtabin tonë zgjedhor!

Prezantuam bartësin e listës së këshilltarëve për Butelin, Behar Rexhepi, profesionist, me integritet të lartë e përkushtim të hekurt, i gatshëm të punojë për zhvillimin e komunës dhe për të fuqizuar vendimmarrjen lokale.

VLEN-i ka synim të fuqizojë komunat, prandaj ka zgjedhur kandidatët më të mirë e të përgatitur. Me këtë ekip të fortë, qytetarët do të kenë përfaqësimin që meritojnë dhe vendimmarrje të fuqishme në duart e tyre.

Më 19 tetor, Buteli do të jetë pjesë e valës se fitores. Me VLEN, fiton qytetari!” u shpreh Mexhiti.

Sipas tij, zgjedhjet e 19 tetorit do të shënojnë fitoren e koalicionit edhe në Butel. “Me VLEN, fiton qytetari,” përfundoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More